


Diçka për hotelin

I rrethuar nga pyjet e palmave dhe të pishave, është vetëm pak larg nga plazhi i vogël, i vendosur në zemër të Ulqinit. Hoteli Mediteran në Ulqin është një nga disa prej objekteve, që janë pronë familjare, dhe i cili drejtohet nga familja, midis hoteleve dhe shtëpive të pushimit malazeze, i rrethuar nga historia 2000 vjeçare e bashkësisë ulqinake, - hyn në vendbanimet më të vjetra të Mesdheut, strehë e romakëve, turqve, austriakëve, deri edhe e piratëve.
Na konsideroni ne si bazën tuaj për një numër festash dhe pushimesh në Mal të Zi. Ju ofrojmë paketa hoteli të plota dhe paketa ekskursionesh për të gjithë. Dhe në rast se doni më shumë plazhin, sportet aktive në ujë ose argëtimin, udhëtimet në vendet historike dhe kulturore, ose gjithçka të përmendur më lart, mund të organizojmë eksperiencën tuaj unike si turist. Vetëm na bëni të ditur se për çfarë keni nevojë!
Hoteli Mediteran në Ulqin ofron 134 dhoma të mrekullueshme të rinovuara , të vendosura në vila të veçanta, godinën qendrore me një hapësirë të madhe për banket, sallën për 300 vetë, restorant në stilin familjar, deck-bar, salla për të parë TV dhe surpriza të tjera, përgatitur për ju, në mënyrë që qëndrimin Tuaj këtu ta bëjë të ngrohtë e të këndshëm, si qëndrim me familjen.
Hoteli Mediteran ka:
- 134 dhoma
- Sallë për banket
- Sallë për konferenca dhe takime
- Parking
- Wireless internet
- Pishinë e hapur
- Sallë për argëtim dhe lojëra
- Restorant në stilin familjar
- Bar në hotel
- Bar në pishinë
- Lehtësira duke paguar me kartë krediti
- Me ajër të kondicionuar
- Personel që flasin disa gjuhë të huaja
- Hekur dhe tavolinë për hekurosje
- Shërbime larje rrobash
- Sallon
- Shërbime biznesi
- Krevat fëmijësh i siguruar
- Recepsioni dhe sigurimi 24-orë në punë
- Kasafortë në recepsion
- Transport nga hoteli (sipas kërkesës)
- Shërbim për të mbajtjen e fëmijëve (sipas kërkesës)
- Meny për fëmijë
- Salla për takime