Hotel Mediteran, Ulcinj - Montenegro

 

Chose language:
Mne | Eng | Rus | Alb

The Mediterranean as it once was

Arrival:

Nights:

Change/Cancel reservation »

Diçka për Ulqinin

Në Ulqin ekzistojnë vende të mira për plazh në bregdet, duke përfshirë edhe disa vende shkëmbore në pjesën jugore të qytetit. Në afërsi gjendet edhe plazhi ranor më i gjatë në Mal të Zi, Plazhi i Madh.


Në skajin jugor të këtij plazhi, me gjatësi 14 km, gjendet Ishulli i deltës së Bunës (Ada Bojana), ishulli në formë trekëndore, i formuar në vendin ku lumi i Bunës derdhet në detin Adriatik.

Ishulli është vend i preferuar për kajtsërf dhe sërf në ajër, dhe ka plazh të madh nudist, për ata që duan këtë gjë. Ekzistojnë minibus-e, të cilët ju transportojnë nga sheshi Skenderbeu në Ulqin, deri në plazhin e madh, bile edhe deri në Ishullin e deltës së Bunës (në qoftë se janë të paktën 3 vetë që do të shkojnë atje)

  • Dilni shëtitje pas lindjes së diellit, kur rruga kryesore gëlon nga njerëzit. Thonë se, në këtë shëtitje mund të shikoni disa prej vajzave më të bukura në Ballkan.
       
  • Ata që kanë më shumë shpirt aventuror, mund të udhëtojnë me minibus deri në kufirin shqiptar (por jo ta kalojnë atë), dhe të dalin në rrugën e parë që të çon në drejtim të Liqenit të Shkodrës, në afërsi të Brajshës. Nga Brajsha ka minibus-e që qarkullojnë në këtë rrugë në drejtim të maleve, që Juve, në qoftë se do të qarkulloni me makinë, do t’ju kushtojë 0,50 EURO, në të kundërtën mund të shkoni në këmbë ose duke bërë autostop. Kur të arrini në majë të kurorës së maleve, do të qëndroni thuajse saktësisht në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Do të keni mundësi të shikoni një nga liqenet më të mrekullueshëm në Evropë, si dhe do të keni një pamje të mirë të bregdetit Adriatik, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Vazhdoni të bëni autostop pranë liqenit, dhe do të mbërrini tek një nga fshatrat e paprekur më rurale në Ballkan. Gjysmën jugore të bregut të liqenit e popullojnë shqiptarët, ndërsa gjysma veriore, deri tek qyteti Virpazar, popullohet nga malazezët. Udhëtimi midis këtyre dy bashkësive është shumë i shkurtër, kështu që, në përgjithësi, pothuajse nuk ka autobusë, që do të thotë se, duhet, ose të shkoni në këmbë, ose të bëni autostop. Njerëzit që shkojnë me makinën në këtë rrugë, megjithëse të rrallë dhe të pakët në numër, duket se janë më se të gatshëm të marrin në makinë njerëz që bëjnë autostop. Në qoftë se bëni kamping (që është mendim i mirë), ekzistojnë disa vende në rreth gjysmën e rrugës midis Virpazarit dhe Arbneshit.