The New Hotel Mediteran – Villa Edition
REZERVO

Rreth qytetit

REKOMANDOJMË

  • "AMUL" Cafe

    • 10m
    • -
    • -
    • -

    New Hotel Mediteran - Villa Edition prezanton AMUL Cafe, një ndër atraksionet më të reja në qytetin e Ulqinit.

    AMUL Cafe ju ofron një eksperiencë të këndshme në afërsi të Plazhit të qytetit. Ai mirëpret mysafirë të hotelit dhe klientë të tjerë. Mjedisi i qetë, i rrethuar nga pishat dhe gjelbërimi natyror, ofron një mjedis të qetë për relaksim larg zhurmës së qytetit.

    Menuja e AMUL-it është e përpiluar me kujdes, duke ofruar një larmi pijesh unike të krijuara posaçërisht për të kaluar momentet tuaja më të bukura gjatë pushimeve në Ulqin.

  • Kalaja

    • 500m
    • 9min
    • 8min
    • -

    Një kala e lashtë 2000 vjeçare në Ulqin.

    Sot e banuar kryesisht nga shqiptarët, është ndërtuar nga ilirët në një gadishull të vogël në anën e djathtë të plazhit, që është pjesë e detit Adriatik.

    Sot, mbetja më të vjetër është muri Ciklopik. Kalaja është restauruar shumë herë që kur u ndërtua për herë të parë, megjithëse ndryshime të mëdha u bënë nga bizantinët, serbët, venecianët dhe osmanët.

    Qyteti modern i Ulqinit është ndërtuar jashtë kësaj kalaje.

    Kalaja mund të vizitohet lehtësisht nga New Hotel Mediteran - Villa Edition

  • Pylli me pisha

    • 50m
    • 5min
    • -
    • -

    Pylli me pisha ndodhet disa minuta më këmbë nga The New Hotel Mediteran – Villa Edition.

    Ky ambijent unik ofron një mjedis perfekt për entuziastët e fitnesit dhe adhuruesit e natyrës. Pylli me pisha në Ulqin shërben si një vend i shenjtë natyror, për individët që kërkojnë përtëritje fizike dhe mendore.

    Për të apasionuarit pas fitnesit, ky ambient idilik ofron një përvojë gjithëpërfshirëse. Pylli ofron një sfond të qetë për joga ose stërvitjet në natyrë, duke u ndjerë të lidhur me natyrën. Valët që përplasen dhe aroma e pishave formojnë një përvojë të veçantë shqisore që freskon dhe thellon lidhjen tonë me natyrën.

    Pas një stërvitjeje të lodhshme mund të freskoheni në ujërat e kristalta.

  • Xhamia e Detarëve

    • 400m
    • 3mins
    • 1min
    • -

    Supozohet që xhamia u ndërtua për herë të parë në shekullin e 14-të nga Maurët. Ata e ndërtuan xhaminë në mënyrë që tregtarët e tyre të faleshin në këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut.

    Fakti që xhamia është ngritur para vendosjes së Islamit në Ulqin, tregon habinë e osmanëve, pasi gjetën vendin e shenjtë në breg të detit në vitin 1571.

    Ibrahim Pasha i Shkodrës (1797-1809) e rindërtoi xhaminë dhe ia kushtoi xhaminë marinarëve ulqinakë të cilët kontribuan në suksesin e familjes së tij, prej nga vjen emri - Xhamia e Detarëve. Xhamia u mbyll dhe u hoq në vitin 1931. Në vitin 1880 Ulqini u pushtua nga forcat e Fuqive të Mëdha dhe iu dha Principatës së Malit të Zi.

    Në vitin 1931 ushtria e shemb xhaminë. Pas 81 vitesh është rindërtuar nga investitorë privatë nga Alanya e Turqisë me ndihmën e Unionit Islamik të Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit.

  • Plazhi i grave

    • 500m
    • 2min
    • -
    • -

    Është një nga shumë plazhet në bregdetin jugor të Malit të Zi me një pëlqim të veçantë mes vizitorëve në rajon, si dhe banorëve vendas.

    Plazhi i grave është i njohur për ujërat e tij kurues, një përzierje squfuri nga një burim nënujor, radium dhe kripëra deti.

    Vendasit kanë besuar prej kohësh se Plazhi i grave dhe shpellat e tij detare ofrojnë fuqi kuruese për sëmundjet dhe ndihmë specifike për gratë me probleme të fertilitetit.

  • Valdanosi

    • 3000m
    • 60min
    • 5min
    • -

    Valdanosi është plazh dhe rajon kryesor i prodhimit të ullirit në Komunën e Ulqinit. Është një nga plazhet e shumta në bregdetin jugor të Malit të Zi.

    Plazhi i Valdanosit është në formë gjysmëhëne, i njohur për vijën bregdetare me guralecë të rrumbullakët që shtrihet për 300 metra. Plazhi është pjesë e vijës bregdetare në Valdanos që shtrihet për rreth tre kilometra.

    Ullishtat në Valdanos janë ndër më të mëdhatë dhe më produktive të Malit të Zi, duke përfshirë më shumë se 400,000 metra katrorë dhe rreth 18,000 pemë ulliri.

    Sipas studimeve mosha e disa pemëve të ullirit arrin deri në 1800 vjet.

  • Ada e Bunës

    • 15000m
    • -
    • 20min
    • -

    Ada e Bunës është një ishull në komunën e Ulqinit. Emri Ada do të thotë ishull lumor në gjuhën malazeze.

    Ishulli është krijuar në deltën e lumit Buna. Ndodhet në skajin më jugor të Malit të Zi, me lumin Buna që e ndan atë nga fshati Pulaj dhe Velipoja në territorin e Shqipërisë.

    Ka formë trekëndore, kufizohet nga dy anët me lumin Buna dhe nga jugperëndimi me detin Adriatik.

    Është një destinacion popullor turistik, me plazh me rërë 3 kilometra të gjatë me restorante tradicionale.

    New York Times përfshiu Adën e Bunës dhe bregun jugor të Malit të Zi (përfshirë Plazhin e madh dhe Hotel Mediteran) në një nga destinacionet kryesore të udhëtimit për vitin 2010 - "Vendet më të mira për të vizituar në 2010".

  • Plazhi i madh

    • 6000m
    • -
    • 10min
    • -

    Plazhi i madh shtrihet nga Porti i Milenës në Ulqin deri te lumi Buna, i cili e ndan atë nga Ada.

    Gjatësia e plazhit me rërë është rreth 12 km dhe me gjërësi prej 50m, një nga më të gjatët në Evropë dhe plazhi më i gjatë në Mal të Zi.

    New York Times përfshiu Plazhin e madh dhe bregun jugor të Malit të Zi (duke përfshirë Adën e Bunës dhe Hotel Mediteran në një ndër destinacionet kryesore të udhëtimit për 2010 - "Vendet kryesore për të vizituar në 2010". The sand beach's length is 12,000 meters (8 miles), one of the longest in Europe and the longest beach in Montenegro.

    The New York Times included Velika Plaža and Montenegro's South Coast (including Ada Bojana and Hotel Mediteran in a ranking of top travel destinations for 2010 - "Top Places to Go in 2010".

  • Parku natyror Kriporja

    • 7000m
    • -
    • 12min
    • -

    Parku natyror Kriporja e Ulqinit, është më e madhe në rajonin e Adriatikut dhe shtrihet në pjesën më jugore të Malit të Zi, pranë kufirit me Shqipërinë.

    Kjo ligatinë e gjerë mbulon një sipërfaqe prej afro 15 kilometra katrorë, duke e bërë atë një nga zonat ligatinore më të rëndësishme në Ballkan.

    Çdo vit, mijëra zogj të egër gjejnë strehë në Kriporen e Ulqinit gjatë pranverës dhe vjeshtës, duke e përdorur atë si një ndalesë pushimi për të rimbushur energjinë e tyre për fluturim.

    Përveç kësaj, kriporja shërben si një vend i rëndësishëm shumimi. Në total, vendi ka dokumentuar 252 lloje shpendësh, me 20 prej tyre të klasifikuar si të kërcënuar globalisht.

  • The old town Shas

    • 17km
    • -
    • 30min
    • -

    Qyteti antik Shasi (Svatsh) ndodhet në majë të (85 m) Kodrës së Shasit, e cila shtrihet në veri të liqenit të Shasit dhe që ofron një pamje të bukur nga liqeni dhe në të gjithë zonën e deltës së Bunës.

    Sipas një legjende Shasi kishte aq kisha sa ka ditë në vit. Megjithatë, aty u gjetën rrënojat e vetëm rreth dhjetë kishave antike, ndër të cilat dy mund të konsiderohen si monumentale, megjithëse të rrënuara.

    Shasi arriti kulmin e tij në mesjetë, u pushtua disa herë nga popuj të ndryshëm. Sundimtari serb Stefan Nemanja pushtoi Shasin në vitin 1183. Në vitin 1242 u pushtua nga mongolët dhe më në fund në 1571 perandoria osmane e pushtoi totalisht dhe e shkatërroi atë. Që atëherë, Shasi i përket kategorisë së "qyteteve të vdekura".

    The New Hotel Mediteran - Villa Edition

  • Kitesurfing

    • 12000m
    • -
    • 17min
    • -

    Nëse ju pëlqejnë pushimet aktive, në Ulqin mund të provoni kite surfing.

    Në Mal të Zi, sportistët e parë erdhën në vitin 2000, dhe që atëherë, Plazhi madh është bërë një nga destinacionet kryesore në Evropë kur bëhet fjalë për Kite Surfing.

    Era që fryn pothuajse çdo ditë dhe një numër i madh i ditëve me diell gjatë vitit, janë një kombinim ideal për këtë sport. Përgatitja fizike për këtë sport është e nevojshme, por jo aq e rëndësishme. Duhet më tepër kohë dhe praktikë për ta mësuar atë. Nuk është e lehtë, por as edhe shumë e vështirë. Nuk është e nevojshme të jesh i fortë, por është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm dhe të mësosh se si të ruash ekuilibrin. Nëse jeni fillestar, për rreth 10-15 orë, mund të mësoni bazat e këtij sporti.